Haxhiu kërkesë zyrtare Serbisë: Të transferohen në Kosovë dy kosovarët që po mbahen në burgjet serbe

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë kërkesë zyrtare autoriteteve të Drejtësisë në Serbi.
Ajo ka kërkuar që dy qytetarë kosovarë që po mbahen në burgjet serbe të transferohen në Kosovë.
“Javën e kaluar kam kërkuar nga Ministrja e Drejtësisë në Serbi që dy qytetarët tanë t’i transferojë në Republikën e Kosovës.Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula mbahen në Serbi mbi pretendimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë vitit 1999.Z.Mehmetaj dhe z.Dula janë qytetarë të Kosovës pra edhe nën mbrojtjen e Republikës. Procesi i deritanishëm ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës është i përbërë nga shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, për vite të tëra”, ka bërë të ditur Haxhiu.

Çdo akuzë ndaj tyre për krimet e pretenduara, duhet trajtuar nga organet e drejtësisë në Republikën e Kosovës, ka shtuar më tutje Haxhiu.
/Shqip.com