Haskuka: Një ditë për katër vjet
Publikuar:
(14.11.2021 10:33:12)

“Një ditë për katër vjet dhe qytetarët duhet të votojnë”.
Kështu ka thënë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai ka votuar në shkollën “11 Marsi”, në Prizren.
Vota është besim i qytetarëve për punën e bërë dhe punët që presin. Shpresoj që çdo qytetarë duhet të përdor të drejtë për të votuar”.
“Çdo gjë është duke shkuar mirë, koha është e mirë. Prandaj ftoj gjithë qytetarët të dalin masovikisht të votojnë”, tha ai.
Po ashtu, më parë ka votuar edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar, Shaqir Totaj. /Shqip.com