Hashim Thaçi e Kadri Veseli mbesin në paraburgim
Publikuar:
(21.12.2022 18:48:05)

Gjykata Speciale ka marrë vendim që t’ua vazhdojë paraburgimin dy ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Vendimi është marrë të hënën më 19 dhjetor dhe është publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
Në këtë vendim thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit. Ky afat është dhënë për të dy palët.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
/Shqip.com