Lajme

Hasani thotë se plani franko-gjerman nuk e përmend njohjen reciproke

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se plani franko-gjerman nuk e ka brenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Sipas tij, dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë.

“Nuk ka njohje. Plani franko-gjerman nuk ka njohje. Ai është një dokument juridik që e transformon raportin Kosovë-Serbi, dhe dominohet nga menaxhimi i krizës”, ka thënë Hasani në Dukagjin.

Tutje, ish-kreu i Kushtetueses thekson se problemet mes Kosovës e Serbisë nuk do të përfundojnë edhe nëse pranohet plani i Francës e Gjermanisë.

“Aty bëhet fjalë për menaxhim të krizës që mos me gjeneru në dhunë. Meqenëse po e thotë këtë teksti, pa asnjë diskutim pas një periudhe do të ballafaqohesh me të njëjtin problem, është rreth që nuk mbyllet kurrë. Kjo nuk shkon duke i ikë problemit, kjo shkon për t’u ballafaqu”, theksoi Hasani.

Kurse sa i përket Asociacionit me Shumicë të Komunave Serbe, Hasani tha se Qeveria e Kosovës duhet të dalë me propozime të reja.

/Shqip.com