Lajme

Hargreaves: Vendimi për Manastirin e Deçanit demonstron guxim politik

Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Ky vendim, Hargreaves ka thënë se demonstron guxim politik dhe përkushtimin për sundim të ligjit.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për të implementuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, i cili demonstron guxim politik dhe përkushtimin ndaj sundimit të ligjit”, ka shkruar Hargreaves në platformën “X”.

/Shqip.com