Hargreaves, ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë
Publikuar:
(13.11.2023 19:52:03)

Jonathan Hargreaves do të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Këtë e ka kumtuar vetë Hargreaves përmes një postimi në platformën “X”.
”Një nder dhe privilegj i tillë të emërohem si ambasadori i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, ka shkruar ai.
Ai e ka falënderuar paraardhësin e tij në këtë detyrë, Nicholas Abbott.
Mbretëria e Bashkuar e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe konsiderohet aleat i Kosovës.
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar bashkëpunojnë në një mori fushash.
Such an honour and privilege to be named as next UK Ambassador in 🇽🇰 @UKinKosovo succeeding @nickabbottfcdo. https://t.co/IDJaHsGaYb
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) November 13, 2023
/Shqip.com