Lajme

Hardianaj: Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e kthyen rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin, Ilaz Kodra në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj tha se lufta e Ilaz Kodrës dhe 29 bashkëluftëtarëve të tij e ktheu rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.

“Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës”

“Derisa kujtojmë trashëgiminë e komandantit Ilaz Kodra dhe Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, vlerësojmë lart sakrificën e tyre në mbrojtje të popullatës së paarmatosur. Qëndresa e tyre mishëron vetë thelbin e qëndresës shqiptare – të fortë përballë vështirësive dhe duke luftuar për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai tha se kujtimi i tyre le të jetë një burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe “frymëzim në rrugën tonë për paqen, bashkimin dhe përparimin”.

/Shqip.com