Lajme

Haradinaj uron 8 Marsin me një fotografi me nënën dhe gruan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Urimin e tij Haradinaj e ka bërë me një fotografi ku shihet bashkë me nënën Rukë dhe bashkëshorten e tij, Anitën.

“Shumë dashuri, përkrahje e barazi! Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!”, ka shkruar Haradinaj.

/Shqip.com