Lajme

Haradinaj tregon përvojën me Rrahman Jasharajn: S’ka më të zorshëm, e di çka kam hequr me të

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj dhe ai i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar qasjen e kryeministrin, Albin Kurti me grevistët.

Sipas tij, Kurti që një vit është duke i maltretuar mësuesit dhe punëtorët e spektrorit publik duke mos i rritur pagat.

Haradinaj tha se si kryeministër ishte përballur me Jasharajn në vitin 2019, kur mësuesit kërkonin rritje pagash në një grevë trejavëshe, ka thënë se Jasharaj ishte një njeri i vështirë për të negociuar.

“Ma të zorshëm se Jasharaj nuk ka pas. Ma të vështirë nuk ka pas. E di çka kam hekë me këta njerëz me negociuar Ligjin e Pagave. Kësaj here ju siguroj, nënave e baballarëve, ka një vit që Albin Kurti po i maltreton mësuesit dhe punëtorët e sektorit publik, duke mos i rritur pagat”, ka thënë ai në Pressing.

Sipas tij, nuk ka logjikë me gjetë njerëz me kërcënu e sulmu Rrahman Jasharajn pse po lypë rritje të pagave për arsimtarët./SHQIP.com