Lajme

Haradinaj takohet me mërgimtarët në Gjermani: Besimin do t’ua kthejmë me punë e zhvillim, me anëtarësim në NATO

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pati një takim përmbyllës me mërgimtarë e struktura të partisë në Gjermani, ku qëndroi për disa ditë.

“Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani”, shkroi Haradinaj në një postim në profilin e tij në Facebook.

Ai tha se besimi i tyre në AAK-në do t’u kthehet me punë, ndërsa përmendi anëtarësimin në NATO.

“Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, shkroi Haradinaj.

“Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, shtoi ai.

/Shqip.com