Haradinaj shkon në vizitë te Mehaj, diskutojnë për tema të sigurisë nacionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë në vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes ku është pritur nga ministri, Armend Mehaj, përcjell Shqip.com.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se me Mehajn kanë diskuar për zhvillimet në Ushtri dhe tema të sigurisë nacionale.

Tutje, ai tha se ka falënderuar ministrin dhe personelin e Ministrisë për shërbimin e tyre, duke shtuar se “Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”.
“Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.
Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre. Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë”, shkroi Haradinaj./SHQIP.com