Haradinaj: Shkarkimi i Kurtit është urgjencë kombëtare
Publikuar:
(14.06.2023 12:41:20)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se shkarkimi i kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë është urgjencë kombëtare.
Sipas tij, kreu i ekzekutivit është i zbuluar dhe i kapur në mashtrim, i humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi.
“I zhytur në korrupsion dhe i kapun në hajni. I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë. I kapun në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”.
“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
/Shqip.com