Lajme

Haradinaj: Sa më pak paragjykime sa më shumë mundësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ka apeluar për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi.

Personat me Aftësi të Kufizuara, siç ka thënë ai, janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë.

“Në ditën që shënohet për nder të tyre, apelojmë për sa më pak paragjykime e sa më shumë mundësi. Sa më shumë dashuri, sot e çdo ditë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara 3 dhjetor, u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.

/Shqip.com