Lajme

Haradinaj: Qeveria neglizhoi këshillat e aleatëve, i bëri dëm vendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e energjisë.

“Fatkeqësisht, Qeveria jonë ka dështuar të tregojë rezultate të kënaqshme. Ka dështuar në tema madhore që janë jetike për vendin. Ka refuzuar termocentralin Kosova C, ka refuzuar projektin e Gazsjellësit Amerikan, nuk ka implementuar Ligjin e Pagave e ka bllokuar investimet publike”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për sektorin e sigurisë.

“Në aspektin e sigurisë ka neglizhuar këshillat e aleatëve tanë, ShBA-ve në veçanti, duke i bërë dëm të madh vendit. Por, Aleanca do e ndihmojë Kosovën të dalë nga kjo situatë. E them me plot bindje se Aleanca është nevojë urgjente për Kosovën, për zhvillimin e saj ekonomik, për stabilitet energjetik, për ruajtjen dhe forcimin e partneritetit me aleatët tanë, si dhe për zhvillimin e Komunave të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një takimi me qytetarët e Suharekës.

/Shqip.com