Lajme

Haradinaj: Plani franko-gjerman e ka njohjen e ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë

Ramush Haradinaj - Kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka folur për planin franko-gjerman.

Sipas Haradinaj, ky plan ka njohjen e ndërsjellët midis Kosovës dhe Serbisë.

“Drafti është amerikan, Borrell tha sot që ka mbështetjen franceze dhe gjermane, drafti është i shkruar prej amerikanëve, është i gatuar përmes ekipës Borrell-Lajcak por amerikanët e kanë bërë. Ai draft e ka njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbisë, por nuk e ka emrin marrëveshje për njohje, nuk ka marrëdhënie diplomatike”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kapitulli dy i këtij drafti, tregon për marrëdhëniet midis dy shteteve të pavarura.

“Çdo obligim i marrë është pjesë e marrëveshjes, edhe obligimet e reja janë pjesë e marrëveshjes”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ndërsa, sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave më shumicë serbe, Haradinaj ka thënë se “ajo që është e rëndësishme të dihet është se nuk i kërkohet Kosovës ndërhyrje në Kushtetutë apo në ligjet e Kosovës.

Edhe Josep Borell, është shprehur se Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë fleksibilitet në targa dhe të punojnë në zbatimin pa vonesë të marrëveshjes për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.  

/Shqip.com