Lajme

Haradinaj përkujton Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhen me rastin e 26-vjetorin e vdekjes së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se sakrifica e tyre, e trasoi rrugën drejtë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.  Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike

/Shqip.com