Haradinaj për heqjen e barrikadave: Partneriteti me SHBA-të dhe BE-në është e vetmja alternativë
Publikuar:
(29.12.2022 13:33:26)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të SHBA-së dhe BE-së përmes së cilës dje iu drejtuan Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka shkruar se çështja e barrikadave u zgjidhë falë Amerikës dhe BE-së, e kjo ishte dëshmi se s’ka alternativë tjetër përpos partneritetit me këto dy fuqi.
“Deklarata e përbashkët SHBA-BE, si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.
Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit. Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternativë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com