Lajme

Haradinaj: Mazhoranca ta votojë Trustin, ne i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, ata mund të mbështeten në Listën Serbe

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga mazhoranca që të ketë negocim në mënyrë që ta votojnë këta të fundit, Projektligjin për tërheqjen e Trustit Pensional.

“Mazhorancës i mungoi shumica, por herën tjetër mund të veprojnë siç bëri me veteranët, duke i përjashtuar nga paga minimale” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se mazhoranca mund të mbështetet në Listën Serbe

“Pat një rast që ne morëm pjesë në një votim, e votuam projektligjin, presim në çdo kohë me bashkëpunu me shumicën që me e votu tërheqjen e trustit. Ata se kishin shumicën, për shkak se nuk duan me bo marrëveshje me ne. Kuptohet ata e kanë Listën Serbe dhe ndoshta do ta kenë shumicën herën tjetër dhe do të ndodh ajo që ndodhi me veteranë, mirëpo nuk është në rregull me shku në këtë logjikë të mbivotimit kundër çështjeve që janë të ndjeshme për qytetarët”, tha Haradinaj.

Shumica ka nevojë në raste të caktuara për votën e opozitës për 2/3 dhe nuk është mirë me shku me kokëfortësi e mos me bashkëpunu me opozitën ka thënë më tutje Haradinaj./Shqip.com