Haradinaj: Marrëveshja e Kumanovës, vulë e lirisë
Publikuar:
(09.06.2023 15:23:20)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja e Kumanovës i dha vulë të drejtës së shqiptarëve te Kosovës për të jetuar të lirë.
Haradinaj ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me SHBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare.
Sipas tij, mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishin vendimtare për lirinë dhe sot shtetin tonë.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”
/Shqip.com