Haradinaj – Kurtit: A i ke ra pishman ti dhe Haki Abazi yt për refuzimin e gazit amerikan?

Kuvendi është duke mbajtur seancë plenare, ku janë duke u zhvilluar pyetjet parlamentare.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me pyetje kryeministrit Albin Kurti lidhur me situatën energjetike në vend.
I pari i AAK-së përmendi edhe gazsjellësin amerikan.
Sipas tij “nuk premtohet një e ardhme më e mirë pasi është hjek dorë edhe prej gazsjellësit amerikan
“Kosova është në krizë të rëndë energjetike, edhe pse ajo nuk vërehet në këtë muaj të verës. Situata e Kosovës është e rënduar së pari nga heqja dorë nga ndërtimi i kapaciteteve energjetike me thëngjill, poashtu nuk premtohet një e ardhme më e mirë pasi është hjek dorë edhe prej gazsjellësit amerikan… Andaj i kam drejtuar disa pyetje kryeministrit dhe janë si vijon: Cila është situata elektroenergjetike në vend, në cfarë gjendje janë kapacitetet prodhuese energjetike në vend, a keni ndonjë strategji veprimi për përballimin e një sfide të mundshme energjetike, a keni shqyrtuar mundësinë që me lidh një marrëveshje krize me Shqipërinë për shkëmbim të energjisë, a keni ndonjë plan për krijimin e rezervave të karburanteve fosile ose për liberalizimin e tregut për burime konvencionale për ngrohje. Pra janë pyetje për masat që duhet ndërmarrë që ta përballojmë krizën energjetike në dimër që po vjen”, tha Haradinaj.

Në fund, Haradinaj e pyeti Kurtin se a i ka rënë pishman për refuzimin e gazit amerikan.
I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Kurti i cili tha se ende e mban të njëjtin qëndrim rreth rreth Contour Global.
“Sa i përket gazsjellësit nuk do të kishte të bënte fare për këtë dimër. I kemi në remont njësitë e caktuara. Sa i përket Contous Global, ende e mbaj qëndrimin se njëjtë”./Shqip.com