Lajme

Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fadil Nimani

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj
Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj

Ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.

“Që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur.

Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj”, tregoi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur.

Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj.

Më 25 maj 1999, në betejë në Gllavicë të Pejës, në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht bashkëluftëtarët e mi; Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi, e në Kotradiq, Arsim Ramaj. 

Në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” i dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu. Në këto luftime armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur.

Historia jonë u shkrua nga vet bijtë e bijat e kësaj toke, me shumë mund, përpjekje e sakrificë. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut.

/Shqip.com