Lajme

Haradinaj: Kryeministër, dil nga rrethimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përsëri ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministër, dil nga rrethimi” ka shkruar Haradinaj në rrjetin social në Facebook.

Më tutje Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të bëjë disa investime.

“Rriti pagat me ligj, Investo në gazsjellës, Ndërto një termocentral me qymyr, Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos, Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë, Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët, Ktheje shpresën se e ke mundësinë” ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu, pak minuta më parë Ministria e Financave, Punës dhe Transferve, ka bërë të ditur se ka egzekutuar pagat edhe për pjesën e mbetur të organizatave buxhetore./Shqip.com