Lajme

Haradinaj kërkon heqjen e orës policore pas ardhjes së diasporës

Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti, heqjen e orës policore, njofton Shqip.com.

Kështu ka deklaruar ai në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur të premten, duke thënë se ora policore duhet të hiqet për shkak të ardhjes së diasporës për festat e fundvitit.

“E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në Kosovë”, ka thënë ai.

Tutje, gjatë fjalës së tij në Kuvend, Haradinaj ka hedhur kritika ndaj Qeverisë, për mos investimin e saj në ernergji.

“Kjo Qeveri që ka pengu me çdo mjet investimet në energji, së fundi ajo që është mjaft e ndjeshme kjo qeveri diasporën tonë ata që i kanë ndihmu me ardhë në pushtet po i dënon me pritje në kufi dhe që e mban orën policore”, ka shtuar tutje ai./SHQIP.com