Haradinaj i reagon Kurtit për demarkacionin me Malin e Zi: E vërteta është vetëm një

Tema e demarkacionit me Mali e Zi, duke se është rikthyer përsëri mes Kryeministrit, Albin Kurti dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rreth demarkacionit me Malin e Zi është vetëm një e vërtet.
“Dy nga tri dokumentet e miratuara, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktojnë kufirin në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit”, ka shkruar Haradinaj.
E ky reagim i ish-Kryeministrit Haradinaj ka ardhur pasi që Kurti ka thënë se po e pret ardhjen e një qeverie të re në Mal të Zi, me shpresën që do të lëvizë diçka për korrigjimin e demarkimit të kufirit.
“Shpresojmë që do të ketë kushte të reja me Qeverinë e re, për ta trajtuar edhe këtë çështje, për të cilën natyrisht që fajin e përgjegjësinë e ka ajo Qeveria e atëhershme e cila padrejtësisht, gabimisht, shumë të dëmshëm ia dha Malit të Zi, 8200 hektar të territorit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti./Shqip.com