Lajme

Haradinaj i bën thirrje Kurti të pezullojë vendimin për targat

Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të pezullojë vendimin për targat.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e  vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë” ka shkruar Haradinaj.

Më tutje Haradinaj i ka bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit, presidentes Osmani dhe serbëve të Kosovës.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar.I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd”

Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve, ka shtuar më tutje Haradinaj.

/Shqip.com