Haradinaj: Gjendja është e jashtëzakonshme, Kurti po mban fjalime, Osmani po u tregon vendeve tjera si të vaksinohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se gjendja me pandeminë është e jashtëzakonshme, njofton Shqip.com.
Teksa përmendi gjendjen e rënduar të situatës me pandeminë, ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po mban fjalime.
“Mbi 200 njerëz kanë vdekur këto ditë. Ku është Kurti? Po mban fjalime”, tha ai në TV Dukagjini.
Tutje, sipas tij, Qeveria e Kosovës ka notë të dobët dhe se qytetarët nuk kanë faj për masat që janë marrë dhe gjendjen me pandeminë.
“Nuk ka qasje më të lodhët, më të coftë në menaxhim të pandemisë se qasja e Kurtit. Është gjendje e jashtëzakonshme more, 32 sot të vdekur, 36 një ditë tjetër”, shtoi ai.
Haradinaj ka kritikuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ajo po u tregon shteteve tjera se si të bëhet vaksinimi.
“Ku është Presidentja? Po u tregon shteteve tjera qysh me bo vakinimin, hajde kqyre punën tane”, u shpreh Haradinaj. /Shqip.com