Lajme

Haradinaj: E kam këshilluar Kurtin, nuk qëndrojmë vëzhgues

Kreu i AAK-së në një takim me qytetarë në Komunën e Lipjanit ka deklaruar se angazhimi ndërkombëtar ka bërë që ndjehet një dinamikë e re në arritjen e një marrëveshje reciproke.

Në takimin e fundit me kryeministrin Kurti, i pari i AAK-së, tregon për këshillat që ia ka dhënë sa i përket menaxhimit të situatës në veri.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rendësishëm per ne dhe brezat që vijnë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai ka paralajëmruar se si parti nuk do të qëndrojnë të paanshëm në çëshjet me rëndësi për vendin.

“Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”, ka përfunduar shkrimin në Facebook, Haradinaj.

/Shqip.com