Haradinaj: Albin Kurti është Kim Joungu i rajonit, po e dërgon Kosovën kah Koreja e Veriut
Publikuar:
(14.03.2022 21:29:49)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Qeveria “Kurti” është duke i dëmtuar të arriturat e 20 vjetëve dhe se është duke e shkatërruar bazën e ekonomisë.
Ish-kryeministri Haradinaj tha se kjo qeveri po e bankroton Kosovën, duke i bërë qytetarët të varur nga sociali.
“Ne e kemi Kim Joung Un-in tonë në kuptimin e heqjes ekonomike të vendit. Ky është Kim Jongu i rajonit dhe me plot veprime e dërgon vendin kah e ka dërgu ai Korenë e vet”, tha Haradinaj. /Teve1/