Lajme

Hapet pishina publike e Gërmisë në Prishtinë

Pishina e Gërmisë
Pishina e Gërmisë

Sot është hapur pishina publike e Gërmisë, teksa në ditën e parë të nisjes së sezonit veror hyrja do të jetë pa pagesë.

“Ju informojmë që sot gjatë gjithë ditës hyrja do të jetë pa pagesë,  ju ftojmë të vini dhe të shijoni një ditë relaksi në mes të gjelbërimit të parkut të bukur të Gërmisë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Çmimet mbeten të njëjta sikurse vitin paraprak, ku gjatë ditëve të javës hyrja është 4 euro për të rritur, 2 euro për të vegjël. Në fundjavë çmimi është i njëjti për të vegjlit, ndërkaq për të rriturit është 5 euro.

Pishina publike e Gërmisë

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se sot, nga ora 10:00, është hapur pishina publike e Gërmisë! 🏊‍♀️

Ju informojmë që sot gjatë gjithë ditës hyrja do të jetë pa pagesë,  ju ftojmë të vini dhe të shijoni një ditë relaksi në mes të gjelbërimit të parkut të bukur të Gërmisë. 🌳

Çmimet e hyrjes gjatë pesë ditëve të javës janë:

Për të rritur: 4 euro 💶

Për të vegjël: 2 euro 💶

Në fundjavë janë këto çmime:

Për të rritur: 5 euro 💶

Për të vegjël: 2 euro 💶

Ejani dhe shijoni freskinë e pishinës sonë, ku ju presin ambiente të pastra dhe të sigurta për të gjithë familjen. 👨‍👩‍👧‍👦

Ju mirëpresim!

/Shqip.com