Lajme

Hapet për qarkullim rruga Prizren-Reçan, policia apelon për kujdes

Është hapur për qarkullim rruga Prizren-Reçan e cila ishte mbyllur pasditen e së dielës pas rrëshqitjes së dheut në këtë pjesë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga do të jetë e kalueshme por me kujdes të shtuar. Ndërsa, kanë apeluar që drejtuesit e automjeteve të jenë të pajisur me pajisje dimërore, përcjell Shqip.com.

“Apelojmë pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të pajisur me pajisje dimërore për shkak kushteve atmosferike. Policia do të jetë në ndihmë dhe përkrahje, andaj kërkohet kujdes i shtuar”, thuhet në njoftim.

Prizren-Reçan

Rruga ishte bllokuar për shkak të shembjes masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë.

Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai i kishte ofruar Ministrisë së Infrastrukturës ndihmë në rast se paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.

“Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë”, kishte shkruar Totaj./Shqip.com