Hapet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”

Të mërkurën nisi Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2023”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se panairi është shumë i rëndësishëm për bizneset kosovare.
“Ky panair që organizohet për të 22-ën herë më radhë, ka rëndësi jo vetëm për vendin, por edhe më gjerë sepse i jep Kosovës mundësi ekonomike strategjike e sociale”, tha ai.
Tutje, Rafuna deklaroi se pjesëmarrja e madhe e këtyre kompanive nga vende të ndryshme, dëshmon fuqinë integruese të këtij panairi.
Kurse, kryetari i Komunës së Prishtinë, Përparim Rama, tha se janë të vendosur që të iu ndihmojnë bizneseve vendore.
Shpat Krasniqi nga kompania Pestova, shpreson që të kenë më shumë mundësi në promovimin e produkteve vendore jashtë vendit
Ndërsa, Arben Ferizi nga kompania Apetit, thotë se pjesëmarrja në panair, mundëson që të jenë më të afërt me konsumatorët.
Panairi do të jetë i hapur për katër ditë radhazi në qendrën tregtare Prishtina Mall nga data 26-29 prill nga ora 10:00-18:00.
/Shqip.com