Hapet edicioni i gjashtë “PITF 2022”, bashkohen teatro nga e gjithë bota

Edicioni i 6-të i “Prishtina Internationa Theater Festival”, fillon sot.
Ky është festivali i vetëm i këtij lloji me karakter garues ndërkombëtar që organizohet në Kosovë.
Edicioni i 6-të i festivalit “Pitf 2022” do të mbahet nga 10 maj duke filluar nga ora 20:00 me hapjen solemne dhe do të vazhdoj deri më 16 Maj, në Kolegjin AAB në Prishtinë.
Organizatorët e festivalit bënë të ditur se dita e parë e hapjes së festivalit,” Prishtina International Theater Festival”, këtë herë bëhet me pjesëmarrjen e Spanjës, i cili vend merr pjesë për herë të parë me shfaqje në këtë festival.
Tutje, do të vazhdohet me shfaqje nga Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi, si dhe me dy shfaqje nga Kosova.
Festivali ka karakter garues dhe përbëhet nga një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias.
Festivali “Pitf 2022” shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit.
Ndërkaq, edicioni i 6-të i kushtohet artistes Burbuqe Berisha e cila vdiq vitin e kaluar./Shqip.com