Lajme

Hapen qendrat e votimit

Zgjedhjet në Kosovë

883 Qendra të Votimit dhe 2 mijë e 477 vendvotime janë hapur në Kosovë për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ato do të qëndrojnë të hapura deri në ora 19:00.

Por, nëse ka votues duke pritur pas orës 19:00, procesi vazhdon edhe për disa minuta.

Kështu, 18 parti politike, një koalicion, 17 iniciativa qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur garojnë në këto zgjedhje.

Votimet lokale do të jenë një test për pushtetin e ri dhe për opozitën e cila po pretendon reforma të brendshme
Këto zgjedhje janë organizuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor

Por, do të ketë edhe shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare si mbikëqyrëse të procesit. /Shqip.com