Sport Shqiptar

Hana Beiqi e Gresa Bakraçi sprovojnë sot veten në Lojërat Olimpike

Hana Beiqi do të garoj sot në disiplinën e notit 50 m në konkurrencën e femrave, garë kjo që nis në orën 11:00.

Hana tashmë është gati për sfidën e parë në ‘Paris 2024’ dhe synon të përfaqësojë Kosovën.

Ndërkohë, ‘Paris 2024’ të shtunën do të vazhdojë edhe me disa sfida interesante.

Kurse, Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të pakualifikuara në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish sot.

Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu ka dhënë edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes rregullit të quajtur ‘repasazh’, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.

“Kështu, të gjitha garueset e pakualifikuara janë ndarë në katër grupe. Të parat në çdo grup dhe dy me kohën më të shpejtë prej të gjitha grupeve, iu bashkohen sot 14 atleteve të kualifikuara mbrëmë në gjysmëfinale. Garat e ‘repasazhit’ apo raundit të dytë, nisin sot në ora 11:20”, njoftoi Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

/Shqip.com