Lajme

Hamza: Shtatorja e komandantit Adem Jashari do të vendoset në Mitrovicë

Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari
Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se shumë shpejt shtatorja e komandantit Adem Jashari do të vendoset në këtë qytet.

Ai ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se shtatorja është pothuajse e përfunduar.

“Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari, së shpejti në Mitrovicën tonë”, ka shkruar Hamza në rrjetin social “Facebook”.

Shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari

Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra më 7 mars të vitit 1998, pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

/Shqip.com