Lajme Botë

Halloween-i kthehet në tragjedi, 14 të plagosur mes tyre dhe fëmijë në Çikago

Të paktën 14 persona, duke përfshirë një trevjeçar dhe dy fëmijë të tjerë, janë plagosur nga të shtënat nga makina në Çikago në natën e Halloween-it dhe i gjithë incidenti ka ndodhur në rreth “tre sekonda”.

Një fëmijë tre vjeçar është në mesin e të paktën 14 personave të plagosur, raporton Mirror.

“Filloi dhe mbaroi për rreth tre sekonda, makina po tërhiqet, duke ecur duke qëlluar rastësisht në turmë. Nuk kemi asnjë motiv, nuk kemi asnjë të identifikuar shkelës”.

Sipas raportimeve, dy persona hapën zjarr në drejtim të turmës ndërsa kalonin me automjet.

Disa nga të lënduarit kanë plagë serioze, përfshirë këtu edhe fëmijët që kishin dalë për ëmbëlsira.

Në vendngjarje ishin të paktën 10 autoambulanca dhe pamjet tregonin se njerëzit po largoheshin me barela.

/Shqip.com