Haller do t’i bashkohet Dortmundit

Në Holandë e shijoi kulmin e karrierës dhe tashmë do të zbarkojë në Gjermani.
Sebastian Haller do t’i bashkohet Borussia Dortmund.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Fabrizio Romano.
“Marrëveshja e përfunduar. Borussia Dortmund do të nënshkruajë me Sébastien Haller, tarifën prej 35 milionë euro për Ajax-in dhe kushtet personale të rënë dakord. BVB janë të përgatitura për testet mjekësore dhe dokumentet që do të nënshkruhen”, ka shkruar Romano.
Haller e zhvilloi sezonin më të mirë në karrierë, duke shënuar 21 gola në 31 ndeshje të zhvilluara.
Teksa, ishte autor i shtatë asistimeve.
Performanca të zjarrta pati edhe në Ligën e Kampionëve, ku e tundi rrjetën shtatë herë.
Shtatgjati do mundohet që ta mbulojë hapësirën e lënë nga Erling Haaland, i cili u largua në drejtim të Manchester Cityt. /Shqip.com