Hakohet faqja e Postës së Kosovës në Facebook
Publikuar:
(30.10.2021 09:15:07)

Llogaria e Postës së Kosovës në rrjetin social “Facebook” është hakuar të premten, përcjell Shqip.com.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se drejtori i shitjes dhe marketingut në Postën e Kosovës ka raportuar se faqja është përvetësuar nga persona të panjohur dhe i është ndërruar emri.

Tutje, PK ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar (drejtor i shitjes dhe marketingut në Postë-Telegrafin e Kosovës) ka raportuar se llogaria e PTK-së, në rrjetin social facebook, është përvetësuar nga person-a të panjohur dhe i është ndërruar emri. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë./SHQIP.com