Hakerët iranianë kanë marrë çdo server shqiptar

Sistemi i policisë “Deep Sea” është hakuar nga sulmet kibernetike iraniane që kanë goditur Shqipërinë prej korrikut.
Sipas informacioneve hakerët kanë marrë çdo server shqiptar për 14 muaj dhe i kanë zbrasur me të dhëna.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha se hakerët kanë sulmuar sistemin bankar.
“Jemi ndodhur të pambrojtur krahas këtij sulmi. Ata kanë dëshmuar se janë futur thellë në themelet e sistemeve tona, kanë punuar për 14 muaj për sulmin ndaj nesh”, tha Hoxha.
Ai tutje ka thënë se Shqipëria është viktimë e luftës së Iranit dhe Muxhahedinëve.
“Lufta mes Iranit dhe Muxhahedienëve, viktima jemi ne. Shqipëria është gjetur e pambrojtur, askush nuk na thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, tha Hoxha.
Kujtojmë se Shqipëria muajin shtator ishte cak i sulmeve të vazhdueshme nga hakerët iranian të cilët sulmuan shumë faqe të institucioneve./SHQIP.com
/Shqip.com