Lajme Ballkan

Hakerat zbulojnë se ishte planifikuar atentat ndaj Ambasadës së Shqipërisë në Greqi

Në dokumentet e publikuara nga ana e hakerave të cilat janë marrë nga e-maili personal  të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano është dhe një informacion sekret në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj ambasadës shqiptare në Athinë.

Sipas informatave ky informacion ishte tepër sekret për një periudhë 15 vjeçare, raporton A2.

Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe pikërisht njësia e antiterrorit i kishte dërguar një letër zyrës për çështjes rajonale në ambasadën e SHBA ku njoftohet se ka marrë të dhëna për sulmin e mundshëm ndaj selisë diplomatike në kryeqytetin grek.

Në dokument shfaqen dhe emrat e 4 personave që sipas të dhënave po organizonin sulmin me lëndë eksplozive në prill të vitit 2021.

A2 CNN nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto dokumente, të publikuara nga grupet e hakerave./Shqip.com