Kulturë

Hajrizi boton librin: “Rexhep Mitrovica me bashkëpunëtorë, miq…”

Në 110-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912 – 28 Nëntor 2022), në 100 vjetorin e hapjes së Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri (dhjetor 1922), në prag të 135-vjetorit të lindjes së Rexhep Mitrovicës (15 janar 1888-15 janar 2023), ka dal nga shtypi libri i radhës i autorit Fazli Hajrizi, me titull: “Rexhep Mitrovica me bashkëpunëtorë, miq…”.

Në këtë libër, autori tregon se janë përfshirë afro 300 profile biografike, si: të delegatëve të Kongresit II të Manastirit (1910); të firmëtarëve të Pavarësisë së Shqipërisë (1912); të anëtarëve të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”(1918-1924); të deputetëve të Parlamentit Shqiptar (1921-1924); të pjesëmarrësve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe në Qeverinë Mitrovica (1943-1944); të bashkëvendësve nga Mitrovica e rrethina; të veprimtarëve e miqve të tjerë të tij në Shqipëri, Evropë, Amerikë etj.

Libri “Rexhep Mitrovica me bashkëpunëtorë, miq…”, vjen nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Libri Shkollor”. Ndryshe, libri ka 658 faqe dhe është i pajisur edhe me fotografi (disa sosh të rralla), formati 17×24.

/Shqip.com