Lajme Ballkan

Hagë: Stanishiq dhe Simatoviq dënohen secili me nga 12 vjet burg

Mekanizmi për gjykatat penale në Hagë ka dënuar ish-krerët e Sigurimit të Shtetit, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviqin, secilin me nga 12 vjet burg, transmeton SHQIP.

Koha që ata kanë kaluar tashmë në burg do të përfshihet në dënimin e tyre me burg, raporton aljazeerabalkans.

Prokuroria provoi se krimet që ishin përfshirë në aktakuzë u konfirmuan. Vrasjet dhe transferimet me forcë u kryen me qëllim diskriminues.

Ndryshe, Stanishiq dhe Simatoviq u arrestuan në vitin 2003 pas akuzave nga gjykata e Hagës, e cila i akuzoi ata për vrasje, abuzim, persekutim dhe krime të tjera të kryera në Bosnjë-Hercegovinë nga viti 1991 deri në 1995.

Një gjyq i ri nën të njëjtën aktakuzë, sipas të cilit dy drejtues të SDB-së akuzoheshin për pesë pika për pjesëmarrje në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale me qëllim të dëbimit me forcë dhe të përhershme të kroatëve dhe boshnjakëve duke kryer vrasje dhe kryer krime”.

Grupet paraushtarake, të udhëhequra nga ta, kanë përfshirë njësitë elitare, të quajtura Beretat e Kuqe dhe Tigrat e Arkanit.

Të dyja njësitë dyshohet se kanë vrarë qindra njerëz.

Gjykata në Hagë ka liruar Stanishiqin dhe Simatoviqin nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vitin 2013.

Por, pas protestave dhe apelit të prokurorëve, gjykatësit kanë urdhëruar në vitin 2015 rigjykim të rastit kundër tyre.

Rigjykimi ka nisur në vitin 2017./SHQIP.com.