Sport Shqiptar

Hadergjonaj shpreson në fitore ndaj Gjeorgjisë

Florent Hadergjonaj

Me fillim nga ora 20-45, Përfaqësuesja e Kosovës do zbres në stadiumin “Fadil Vokrri” për tu përballur me Gjeorgjinë.

Në këtë takim, Dardanët do të jenë pa Florent Hadergjonaj, i cili i ka uruar fat shokëve të ekipit, përcjellë Shqip.com.

“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova.”, ka shkruar Hadergjonaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Aktualisht, 27 vjeçari është duke luajtur në Superligën e Turqisë te Karimpasa, kurse në të kaluarën kishte qenë pjesë e Huddersfield Town.

Ndërsa, sa i përket Dardanëve, ata gjenden në pozitën e katërt, me vetëm katër pikë në Grupin B. Në anën tjetër, Gjeorgjia është në pozitën e fundit me një pikë.

Skuadra e udhëhequr nga Bernard Challandes nuk kanë pasur rezultate pozitive së fundmi, pasi kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e fundit./Shqip.com