Sport Ndërkombëtar

Haaland – mbetet jashtë betejës së madhe

Haaland

Lëndimin nuk e la dot pas krahëve, ani pse skuadra e tij gjendet në prag të një beteje të madhe.

Erling Haaland nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Dortmundin – në takimin e së enjtes kundër Rangersit – në kuadër të Europaligës.

Shtatëgjati po vazhdon të ketë probleme me lëndime – dhe do arrijë që të rikuperohet plotësisht.

Ai është paraqitur në vetëm 14-të ndeshje të të Bundesliga – teksa ka regjistruar edhe pesë asistime.

Erling Haaland transfer statement made as Dortmund beware growing Man Utd  interest - Mirror Online
Erling Haaland

Gjermanët do kërkojnë të bëjnë një rikthim të rezulatit – pasi në takimin e parë kishin pësuar humbje me rezultat 2-4.

Shpresat kryesore – kjo skuadër i ka te Marcos Reus – i cili po kalon në formë fenomenale në këtë sezon.

32 vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar shtatë herë – në 22 ndeshje të zhvilluara në elitëne futbollit gjerman.

Një fakt që nuk i shuan shpresat e Dortmundit – është se nga ky sezon vlera e golit të mysafirëve është e njëjtë me të vendasve. /Shqip.com