“Guxo dil tash e mbas në rrugë”- policia arreston një person pasi dyshohet se kërcënoi drejtorin e Spitalit të Gjakovës
Publikuar:
(22.01.2022 21:31:50)

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka kërcënuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.
Policia njofton se viktima ka raportuar se kjo ka ndodhur për shkak të ndërrimeve të bëra në rapartin e Pulmologjisë në këtë spital.
“I dyshuari i revoltuar për ndryshimin e vendit të punës e ka thirrë në telefon drejtorin e spitalit. “Pse ma ke ndrru vendin e punës ta sh**** nonën, guxo dil tash e mbas në rrugë’’, dhe e ka mbyllur telefonin’’, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon nën hetime./Shqip.com