Sport Shqiptar

Grifo pas dy golave ndaj Tiranë: Shqipëria ka një skuadër të madhe

Futbollisti i Kombëtare italiane, Vincenzo Grifo, është shprehur i lumtur me fitoren e arritur nga Italia përballë Shqipërisë.

Ai ka thënë se ka miqësi me mesfushorin e Shqipërisë, Amir Abrashin.

“Kemi luajtur te Freiburgu, jemi në kontakt është kënaqësi të luaj kundër tij. Ai tashmë është në Zvicër, por mu bë qejfi që e pashë. Shqipëria ka një skuadër të madhe dhe nuk ishte e lehtë të gjeje hapësira, shkuam në disavantazh por më pas u zgjuam. Në kombëtare ka gjithnjë konkurrencë. Jam i lumtur që jam me pjesën tjetër të skuadrës dhes shpresoj që të vazhdoj të shënoj gola”, u shpreh Grifo.

Shqipëria humbi në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me rezultat 3:1 nga Italia në ndeshje miqësore.

/Shqip.com