Lajme

Greqia sërish në aksion për Belerin, i çon ministrin në qeli

Athina nis një tjetër “ofensivë” për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Ministri i Shtetit, Stavros Papastavrou ndodhet në Shqipëri, ku sipas protothema.gr do të takohet me Fredi Belern, i cili ndodhet në burg.

Takimi do të zhvillohet në mesditë në burgun e Durrësit, ku ndodhet i burgosur prej gjashtë muajsh.

Vizita bëhet në funksion të vazhdimit të gjyqit nesër, për t’i shprehur edhe një herë mbështetjen e tij.

/Shqip.com