Greqi: Avioni me dy pilotë bie në det, humb jetën njëri prej tyre
Publikuar:
(15.12.2022 17:45:34)

Një avion njëmotorësh është rrëzuar në det në Heraklio të Kretës mëngjesin e sotëm, ndërsa njëri nga pilotët, 68 vjeç, gjeti vdekjen dhe tjetri, 26 vjeç, ndodhet në spital, raportojnë mediat në Greqi.
Sipas mediumeve greke, bëhet me dije se i riu ka dëshmuar se avioni ka pasur një defekt teknik dhe pasi e kanë kuptuar kanë zgjeruar rrezen e uljes në mënyrë që të shmangte një përplasje më të fortë.
Hetimi i rastit do të bëhet nga Autoriteti i Aviacionit Civil, me asistencën e Rojës Bregdetare.
/Shqip.com