Grealish tregon arsyet pse zgjodhi Manchester Cityn dhe si e priti kur morri vesh se do të barte numrin e Agueros

Jack Grealish u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të Premier League pasi u transferua te Manchester City nga Aston Villa, shkruan Shqip.com.
Pas dy sezonesh me paraqitje të nivelit të lartë me Aston Villën, ai vendosi t’i bashkohet “Citizens”.
Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të klubit, Grealish konfirmoi se oferta ishte diçka që nuk mund ta refuzonte.
“Ishte ndër vendimet më të vështira që kam bërë, por ishte diçka që nuk mund ta hidhja poshtë. Shansi për të fituar trofe, të luaj me Kevin de Bruynen dhe të luajë nën urdhërat e trajnerit më të mirë në botë, ishin faktorë gjithashtu”, tha reprezentuesi anglez.
Transferimi më i shtrenjtë i Cityt ishte i emocionuar kur morri vesh se do të barte numrin 10-të.
“I thash agjentit tim se do e doja atë fanellë”, filloi Grealish.
“Janë gjurmë të mëdha që Aguero ka bërë për shumë vite. Ne e dimë sa i suksesshëm ishte ai. Nese unë mund të arrijë të bëjë vetëm gjysmën që ka bërë ai te City, do të bëjë shumë mirë”, tha anglezi.
25-vjeçari debutoi me fanellën e Manchester Cityt në ndeshjen ndaj Leicester Cityt në kuadër të “Community Shield”./Shqip.com