Grealish e mbajti premtimin, e bëri kërcimin që i kishte premtuar tifozit të vogël

Përfaqësuesja e Anglisë e ka filluar Kampionatin Botëror “Katar 2022” me një fitore të thellë ndaj Iranit me rezultat 6-2, shkruan Shqip.com.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Khalifa International”, anglezët u treguan të pamëshirshëm ndaj iranianëve.
Saka (2), Bellingham, Sterling Rashford dhe Greallish shënuan për “Tre Luanët” kurse Taremi realizoi për Iranin.
Kërcimi interesant i Jack Grealish pas golit të shënuar, anglezi i kishte premtuar një tifozi të vogël që do bënte festimin e tij sapo të realizonte gol. Ai e mbajti premtimin.
Ky duel është i vlefshëm për Grupin B në ‘Katar 2022’.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi.
‘Tre Luanët’ janë favoritë për ta fituar duelin dhe synojnë të marrin tre pikët, ndërsa Irani kërkon të shkaktojë befasinë e parë.
/Shqip.com